Lionel Messi, ka vendosur një rekord të ri, duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e Kupës së Botës. Pas dy golave të realizuar në ndeshjen ndaj Austrisë, Messi arrin 18 gola dhe lë mbrapa Klosen.

Gazetari Erion Shkambi, analizoi në Botërori Amerikan:

“Këtë Botëror e shikoja pak me dyshim. Edhe mosha që ka, nuk po diskutonim rolin e tij. Të bësh 5 gola në 2 ndeshje nuk është pak.
Unë shikoj diçka më ndryshe, suksesi i katër viteve më parë e çliroi Argjentinën. Messi në këtë Botëror është version më i mirë, pasi nuk e ka atë presionin që duhet të fitojë patjetër Botërorin. Janë më të çliruar në aspektin psikologjik”.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb