Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz kanë festuar gjashtë vjet nga dita e fejesës së tyre, duke ndarë mesazhe plot dashuri në rrjetet sociale. Në një postim të publikuar më 24 qershor, Brooklyn kujtoi momentin kur i propozoi Nicola-s, duke e cilësuar atë si “shoqen e tij më të mirë” dhe “gjithë zemrën e tij”. Ai shkroi se çdo ditë pranë saj ndihet si aventura më e bukur që mund të imagjinonte dhe se mezi pret të vazhdojnë të ëndërrojnë dhe të plaken së bashku.

Edhe Nicola iu përgjigj me një dedikim të ndjerë, duke thënë se ndihet sikur e ka njohur Brooklyn gjatë gjithë jetës së saj. Ajo e përshkroi bashkëshortin si mikun e saj më të mirë dhe dashurinë e përjetshme, duke shtuar se është njeriu më i mirë që ka takuar ndonjëherë.

Çifti u martua në prill të vitit 2022 në Palm Beach, në një ceremoni madhështore, pas një periudhe disa vjeçare fejese.

Shkëmbimi publik i mesazheve romantike vjen në një kohë kur raportet mes Brooklyn dhe familjes së tij vazhdojnë të përfliten si të tensionuara. Sipas raportimeve të mëhershme, ai kishte akuzuar prindërit e tij, David Beckham dhe Victoria Beckham, se po ndërhynin negativisht në martesën e tij me Nicola Peltz. Megjithatë, postimet e fundit të çiftit janë përqendruar tërësisht te dashuria dhe jeta e tyre së bashku.

Broklin
Broklin

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: