Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Fier–Seman , në afërsi të vendit té quajtur “ Afrim i Ri”.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, tip “ Seat” dhe mjetin tip “ Kama” ndërsa si pasojë kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve. Të lënduarit janë transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore ndërsa burimet nga spitali bëjnë me dije se të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si edhe për normalizimin e qarkullimit në zonë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb