Uashingtoni shpreson se do të jetë në gjendje të angazhohet në dialog konstruktiv me Iranin për të arritur marrëveshje, tha Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio.

Deklaratat e Rubios erdhën në një takim në Bahrein me ministrat e jashtëm të vendeve të Gjirit Persik.

“Shtetet e Bashkuara, me ndihmën e disa personave të mbledhur rreth kësaj tryeze sot, do të shfrytëzojnë mundësinë për të hyrë në dialog konstruktiv dhe, shpresojmë, në marrëveshje me Iranin, dhe shpresojmë që kjo të çojë në një rezultat shumë pozitiv, kjo është shpresa jonë, kjo është ajo për të cilën jemi të hapur”, theksoi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb