Po bëj një imitim të një letre historike të titulluar: “Gabove, Hile!”. Qe letra e Patër Gjergj Fishta i pat drejtuar ministrit të arsimit Hile Mosi i cili aty nga fundi i viteve ’20 mbylli shkollat fetare! E publikova këtë thënje të Homerit Shqiptar kur lexova dje dekleratën e Ali Ahmetit dhënë mediave për revolucjonin demokratik të rinisë shqiptare për një Shqipëri të re. Duke ju bashkuar bandës së urrejtësve majtistë stalinistë të Tiranës, sikur ky revolucjon po dëmton turizmin dhe futjen e Shqipërisë në Europë, përgjigja është: Gabove Ali Ahmeti Kryetar i përjetshëm i BDI, në Maqedoninë e Veriut! Sigurisht ky revolucjon për një Shqipëri të re ka trondit jo vetëm politikën sunduese të Tiranës , por dhe politikanët shqiptarë kudo që janë në viset shqiptare të Ballkanit, që me imitimin e politikës së Tiranës duan ta ngrysin jetën si sundues dhe jo si vizionarë për të ndërtuar një Shqipëri demokratike europiane.

I kam shprehur në emër të mijëra shqiptarve që kaluan diktaturën staliniste të kriminelit Enver Hoxha dhe të bashkëpatriotëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut Zotit Ali Ahmeti nderimin tim për kontributin e tij kombëtar në luftën heroike që bani me shqiptarët për të drejtat e liritë e shqiptarve ndaj gjenocidit serbo-maqedonas, heroizmin e tij në atë luftë të drejtë dhe kombëtare e kan vënë në piedestalin e kombit si një hero kombëtar. Por mos harro i dashtun Ali, idologjia staliniste që sundon Shqipërinë prej 80 vitesh ka pasur ndikim tek Ju shqiptarët e trojeve etnike, dhe kurrë nuk ju kam bë fajtor se ishin kushtet e dashurisë ndaj mëmëdheut, por tani kur mëmëdheu Shqipni po kalon trauma të jashtzakonshme nga kjo klasë politike ideologjike që ka 35 vite që sundon në Shqipëri si enverizmi, që ka shkatrruar të gjithë parametrat e funksionimit të demokracisë, duke përdorur formalitetin demokratik por duke mbrojtur krimet makabre të Enver Hoxhës këtij shqiptari të egër që përdhosi itenditetin e Shqipnisë , thjesht me sundue.

Ku shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, të Kosovës martire sëbashku me shqiptarët e Shqipnisë vuatjën 914.000 vite burg politikë si asnjë vend tjetër në europë dhe që mbahen peng nga kjo klasë politike antikombëtare për tre dekada. Shqipninë, këta sundues të rinj stalinistë e kan turpëruar para europës me korrupsioni e tyre galopant.
Në deklaratën tuaj i quajne protestuesit e rinj 20-30 vjeçare sikur këta po dëmtonin atdheun mëmë për të kaluar në europë. Jo Ali, atë që se bëri për tre dekada partitë politike shqiptare sunduese të tipit stalinistë për europën, e banë kjo rini e mrekullueshme për 25 ditë, ky revolucjon na paraqiti para botës me itenditetin tonë shekullor, si qytetar europjanë, që dinë të protestojn, që dinë të kenë kulturë, të mbrojnë mjedisin, të duan atdheun, të duan Amerikën, vendin që na ka përkrahur prej 120 vitesh për të drejtat tona.

Kjo rini protestueshish presin me kënaqësi Ivanka Trampin të financoi në Shqipëri në bazë të ligjeve dhe jo për ti shtuar pushtetin Edi Ramës, se kjo rini e don më shumë pronën dhe Amerikën se jan trashgimtarë pronarësh se sa Edi Rama që vjen nga klasa proletare e komunizmit, dhe që i mban peng pronat e shqiptarve për 27 vitesh.

Ky revolucion na ban krenar jo vetëm neve në Tiranë, por Shkupin, Prishtinën, Ulqinin, Preshevën, dhe ju si luftëtar i çlirimit të Maqedonisë së Veriut! Politikanët stalinistë, Edi Rama, Erion Velia, ju kan bërë pis dhe juve, se ata ndjekin rrugën e enverizmit dhe jo rrugën e demokratizmit të vendit të tyre. Kjo parti që sundon sot Shqipërinë është partia trashgimtare komuniste që vrau 6000 shqiptarë dhe sot i ka lënë pa varr në tokën mëmë.Që burgosi 40.000 shqiptarë, që internoi 100.000 familje shqiptare në gulakët e kampeve të përqendrimit, dhe kan 35 vite që nuk mbajnë një minutë heshtje për korifenjtë e lirisë. Por i përçmuan dhe nderuan xhelatët që i kan kryer këto krime. Sot në Shqipëri as opozita e ashtuquajtur demokratike, as mazhoranca komuniste nuk flasin dhe nuk nderojnë shqiptarët që përballuan krimet monsturoze të Enver Hoxhës.

Është i vetmi vend në europë që nuk i dënoi krimet e komunizmit.

Prandaj Gabove Ali Ahmeti që u bëre pis nga Erion Velia dhe Edi Rama që të dhanë një çertifikatë, kurrë se kam besuar se ti luftëtar shqiptar do të i bashkohesh korit të urretjes së stalinistave shqiptarë që mbajnë peng demokracinë, që e kan kapur për fyti Shqipërinë me pushtetin e tyre apsolut, por që i diskreditoi para botës demokratike Revolucjoni i Shqipërisë së re. Krenohu me këtë revolucjon shqiptari i mirë Ali Ahmeti.

Shqipëria e re është fundi i tranzicjonit komunistë në Shqipëri. Fundi i politikanëve shqiptar më të korruptuarit në Europë.

Bashkoju protestës së lirise në Tiranë, siç ju bashkua rinisë studentore të shqiptarve të Maqedonisë ndaj veprimit shovinistë të qeverisë maqedonase që nuk zbatonte ligjin për gjuhën shqipe. Kjo rini erdhi në Shkup, edhe ti hajde në Tiranë se ky revolucjon të ban krenar për para bashkpatriotëve shqiptar. Mos imito stalinistat e politikës shqiptare se u ban dam shqiptarve të Maqedonisë së Veriut.

Demokracia , liria, dhe dinjiteti shqiptar na ban europian Ali Ahmeti!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb