Nga Besim Ndregjoni

LAMTUMIRË BIRI I MALSISË GJAKOVËS SKËNDER HALUCA!

Unioni Mbarkombëtar Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë me tronditje të thellë muarëm lajmin e ndarjes nga jeta, të Gjygjtarit, intelektualit, dhe ish të burgosurit politikë të regjimit komunistë Skënder Haluca.

Skënder Haluca i përket atyre qëndrestarve të viteteve 80 që si gjimnazista, por dhe si biri i Muharrem Halucës që ishte i burgosur politikë i vdekur nga torturat në burgun famkeq politikë të Burrelit, një burg që në hyrje të tije diktatura komuniste kishte shkruar:

“Këtu i thonë Burrel, hyn dhe nuk del!” Ishte ndër të parët që nuk u pajtua me propagandën e diktaturës, dhe pse e kishte të ndaluar arsimimin si biri i ”armikut të klasës!”

Sigurimi i shtetit të diktaturës i përgatiti dosjen si biri i një dënuari politikë që kishte ndrrua jetë në burgun politikë të Burrel, dhe sot ai nuk ka një varr! Në moshën më të bukur të rinisë ku ai i gëzohej jetës, moshës, natyrës së bukur të bjeshkëve të Malsisë Gjakovës, ata e arrestuan me një akuzë sa qesharake dhe tragjike, Akuzohehej se kishte marrë pjesë në atentatin kundra diktatorit të fundit komunistë Ramiz Alisë kur kishte zhvilluar një vizitë në Tropojë, para 6 muajsh se të arrestonin Skënderin me gjithë kushririn e tije Isuf Halucën!

Kur Europa juglindore shembte muret e ngritura ideologjike të sistemeve totalitare, regjimi komunistë i Ramiz Alisë vazhdonte dënimin me vdekje ndaj të rinjve shqiptare pa asnjë bazë ligjore dhe fakte, vetëm me dosje të falsifikuar të xhelatëve që e kishin katandisur këtë shoqëri në një robotë ideologjikë, duke e xhveshur nga morali, dhe ndenja njerzore.

Skënderi në gjurmët e babait tij trim e të pamposhtur ndaj xhelatëve i përballoi me stojcizëm trimërie, torturat çnjerzore të atij regjimi gjakatar. Vendimet e gjykatave komuniste të tre shkallëve e denuan Skënderin me pushkatim, por Presidjumi i Kuvendit Popullor ja kthej dënimin nga pushkatimi me dënim të përjetshëm. Dhe kështu deshti Zoti që Skënderi të arrinte të shihte rrëzimin e sistemit formal komunistë në vitet 90. Mbas lirimit nga burgu ai do të i drejtohej arsimimit , ku mbaroi Fakultetin e Drejtsisë dhe filloi punë në Gjykatën e Tiranës, ku dha kontributin e tij, por dhe një mësim për drejtsinë e viteteve 90, se nuk do të merte pjesë në gjykimin e diktatorit Ramiz Alisë, jo siç e trumbetuan partia e Ramiz Alisë, se ja fali jetën Ramiz Alia, por kodi i procedurës penale nuk e lejonte të ishte pjesëmarrës.

Erdhi viti i zi i 1997 ai nuk pranoi të bëhej vegël e asaj partie që e kishte denuar, por dënoi me forcë revolucjonin e komunistëve të këthyer në socjalista për prishjen e ekuilibrave të shoqërisë duke ardhur në pushtet një parti që e kishte denuar si kundërshtar politikë.

Mbas rikthimit në normalitet të politikës në vitete 2005 ai u rikthye në detyrën e gjygjtarit dhe për punë të mirë dhe aspak me ndenjën e hakmarrjes ai mori drejtimin e Gjykatës së Vlorës deri në vitin 2021 kur partia e komunistëve shqiptar shpiku një veting, vetëm të largonte nga drejtësia ata që kishin qënë kundërshtar të regjimit kriminal komunistë!

Dhe filloi profesionin e Avokatit deri në minutata e fundit të jetës së tije.

Skënder i dashur ti u largova nga kjo jetë në një kohë që Shqipëria po kalon momentet më të vështira nga rikthimi i bjëve të ekzekutorve të dënimit tënd, të humbjes së jetës të babit tënd, të bashkëvuajtve tuaj që kaluan kalvarin e Burrelit, Spaçit, Qaf-Barit dhe kampeve të përqendrimit të humbjeve të jetëve njerëzore.

Ti po e len Shqipërinë në një moment kur Rinia shqiptare ka marë përsipër të ndërtoi “Shqipërinë e re” ishin caste të paharrueshme kur më the në bulevard në një natë proteste ajo që nuk u bë në 90 jam i sigurte se do të realizohet tani.
Unioni të Burgosurve Politikë humbi Antarin e devotshëm, Drejtsia humbi një gjygjtar të ndershëm, familja humbi bashkëshortin, vajza babain e tyre të dashur, Tropoja birin e saj antikomunistë.

Lamtumire miku, bashkëvuajtsi, i im, amanetin dhe qëndresën tënde për një Shqipëri të re do të realizohet përballë bijëve të ekzekutorve që kan marrë peng lirinë e shqiptarve.

Pushofsh i qetë në tokën tënde, në atdheun tënd që e deshe aq shumë!

Besim Ndregjoni

President i Unionit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb