Futbollisti i Katarit, Asim Madibo, është pezulluar me pesë ndeshje. Vendimi i FIFA-s erdhi pas ndërhyrjes së rëndë ndaj Ismael Kone, të cilit iu thye këmba në sfidën me Kanadanë.

Madibo u ndëshkua edhe me karton të kuq për ndërhyrjen e rëndë. Komisioni i Disiplinës së FIFA-s mendoi se meritonte një dënim më të rëndë pas ndërhyrjes.

Madibo mund ta apelojë vendimin. Pas sfidës me Kanadanë, shkonte menjëherë te dhoma e zhveshjes së rivalëve për të kërkuar falje.

Dënimi do të jetë për sfidat e ardhshme zyrtare të Madibo. Fakt është se Katari u eliminua në Grupin B pasi e mbylli si vend i fundit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb