Avokati shqiptaro-britanik, Kastriot Berberi, në një intervistë në programin e drekës, në News 24, përballë Ola Brukos deklaroi se Shqipëria ka shumë potencial dhe shqiptarët mund të sjellin ndryshimin nëse angazhohen në partitë politike dhe i demokratizojnë ato.

Sa i përket kërkesës së protestuesve për largimin e kryeministrit Edi Rama, Berberi deklaroi se kryesocialisti duhet të dëgjojë zërin e protestuesve dhe të organizojë një mocion mosbesimi, 1 anëtar, 1 votë brenda Partisë Socialiste.
Ai tha se Rama do të japë dorëheqjen nëse në krye të protestës dalin studentët.

“Potenciali për të ndryshuar është këtu, nëse shqiptarët angazhohen nëparti politike.
Të gjitha partitë kanë mungesë organizimi të brendshëm, institucionet shqiptare dhe parlamenti s’janë të demokratizuara.
Është shumë herët për një organizim partiak nga protesta, sepse mungon eksperienca.
Shqipëria është një shtet demokratik, me institucioen demokratike që njihen nga ndërkombëtarët, por demokracia çalon.
600 mjë pensionistët mund të ndryshojnë qeverinë, por vendosën interesin personal para atij të popullit. Protesta është e mrekullueshme, por jo e plotë.
Nëse në krye dalin studentët çdo kryeministër do të jeptë dorëheqjen.
Rama flet nga pozicioni i kryeministrit, por nëse do të isha unë do të dëgjoja çfarë thotë populli dhe do të organizoja një mocion besimi 1 anëtar 1 votë brenda PS-së.
Protestuesit duhet të ndajnë nëse janë kundër kryeministrit, kundër PS-së apo kundër qeverisjes socialiste.
Rama duhet të mbledhë forumet dhe të raportojë”, tha Berberi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb