Një protestues në fjalën e tij para Kryeministrisë deklaroi se në emër të “Diasporës së Bashkuar të Kosovës”, solidarizohet me protestën në Shqipëri.
Ai tha se kërkojnë largimin e kreut të PD, Sali Berisha nga jeta politike pasi ai ëhstë përgjegjës për një sërë problematikash si infrastruktura, pyjet, shkatërrimi i industrisë, policisë dhe ushtrisë.
Po ashtu ai tha se Rama vijoi dhe thelloi keqqeverisjen, u vërsul pronave dhe prandaj duhet të dorëhiqet.

“Ju përshëndes në emër të “Diasporës së Bashkuar të Kosovës”, jemi në solidaritet me lëvizjen studentore dhe qytetare.
Kërkojmë fillimisht largimin e Berishës dhe klikës së tij nga jeta politike. Është përgjegjës për degradimin dhe shkatërrimin e infrastrukturës, prerjen e pyjeve, shkatërrimin e ushtrisë, duke larguar ata me përvojë, për shkatërrimin e Policisë së Shtetit, për dështimin e sistemit arsimor, mbahet përgjegjës për ligjin 7501, fatkeqëssht rrugën e nisur nga Berisha e vijoi Rama.
Të dy janë bashkëpërgjegjës.
Rama e thelloi keqqeverisjen duke ngritur një administratë të korruptuar, iu vërsul maleve, tokave, deteve.
Me ‘Ballkanin e Hapur” iu kundërvu Kosovës, i bëri presion asaj.
Duhet të japë dorëheqjen dhe të mbajë përgjegjësi.
SPAK të hetojë krimet, kjo lëvizje është e të gjithë shqiptarëve”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb