Pas përfundimit të një serie fjalimesh të ashpra dhe denoncimeve të forta nga protestuesit, situata në protestën e 28-të kombëtare ka kaluar në një tjetër fazë. Mijëra qytetarët e mbledhur përpara godinës së kryeministrisë kanë zbritur në bulevard dhe kanë nisur marshimin e tyre të organizuar.
Turma e madhe, e udhëhequr nga pankartat goditëse dhe flamujt e shumtë kombëtarë e ndërkombëtarë, po lëviz në bllok përgjatë aksit kryesor, duke krijuar një pamje mbresëlënëse të qëndresës qytetare në qendër të Tiranës.
Marshimi po vijon në mënyrë paqësore por me një atmosferë tejet të ndezur, ku dëgjohen thirrje të njëpasnjëshme në kor për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kërkesa të prera drejtuar institucioneve të drejtësisë.
