Studiuesi Adri Nurellari, në një lidhje online në “News24 Fundjavë” me Megi Latifin ka komentuar protestat që po vijojnë tashmë prej rreth një muaji në Tiranë dhe jo vetëm, me qytetarët që kërkojë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.

Nurellari u shpreh se rezultati i parë I “Revolucionit Flamingo” është thyerja e frikës. Faktin që kjo protestë është paqësore ai e ka quajtur si një avantazh duke treguar se revolta qytetare nuk ka rënë në “batakun e protestave të partive”.

“Protesta dëshmi që qytetarët mund të vrasin frikën dhe heshtjen. Nëse më parë reagimi kryesor ishte largimi nga vendi, sot është zëri, e folura dhe revolta. Kjo tregon shpresë që ata kanë tek e ardhmja.
Rezultati i parë është thyerja e frikës.
Pushteti nuk mbahet vetëm me polici dhe forcë, por edhe me frikë.
Protestat paqësore kanë treguar se kanë dy herë më shumë rezultat se protestat e dhunshme. Ndryshe nga sa jemi mësuar me protesta agresive n, të partive, tregon se forca e protestës nuk matet me sasinë e gurëve që hedh, por me qytetarinë. Kjo protestë nuk ka rënë në batakun e protestave të partive. Kjo protestë ka treguar gjithashtu qendrueshmëri”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb