Dua Lipa i ka dedikuar një urim të ngrohtë nënës së saj, Anesës, me rastin e 54-vjetorit të lindjes.

Këngëtarja publikoi të dielën, më 28 qershor, një seri fotografish në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet së bashku me nënën dhe familjen, ndërsa ndau edhe një foto nga fëmijëria.

Në mesazhin emocionues që shoqëronte postimin, Dua Lipa e cilësoi nënën si shtyllën e familjes dhe i shprehu mirënjohjen për gjithçka ka bërë për ta.

“Gëzuar ditëlindjen, mami im! Jemi shumë me fat që të kemi! Çdo gjë të mirë në jetën tonë ia detyrohemi dashurisë, durimit dhe forcës tënde! Ti je mbretëresha e shtëpisë dhe zemrave tona! Të dua shumë,” shkroi artistja.

Postimi u prit me mijëra pëlqime dhe komente nga fansat, të cilët iu bashkuan urimeve për ditëlindjen e nënës së yllit me origjinë shqiptare.

  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: