Ekipet e kërkim-shpëtimit, të shoqëruara nga qen të trajnuar posaçërisht, vazhduan kërkimet për të mbijetuarit e fundit në rrënojat e dy tërmeteve shumë të forta që goditën Venezuelën të mërkurën e kaluar.

Dhjetëra mijëra njerëz rezultojnë të zhdukur, ndërsa të paktën 774 ndërtesa u dëmtuan rëndë javën e kaluar në vendin e Amerikës Latine, i cili ka përjetuar një krizë ekonomike dhe konflikte të ashpra politike për vite me radhë.

 

“Numri i viktimave ka arritur në 1,450, gra dhe burra që humbën jetën në fatkeqësitë më të këqija natyrore që vendi ynë ka vuajtur ndonjëherë në të gjithë historinë e tij”, tha dje presidenti i parlamentit, Jorge Rodriguez. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se numri i të zhdukurve është rreth 50,000.

Megjithatë ende ka shpresë për të mbijetuar. Një burrë dhe djali i tij adoleshent arritën të dilnin nga rrënojat. Ekipet e shpëtimtarëve amerikanë dhe francezë nxorën të riun dhe babanë e tij, të tronditur, të rraskapitur, të zhveshur, nga një mal me rrënoja mbi një barelë.

Në një nga videot që qarkullojnë në mediat sociale, ekipet e shpëtimit nxjerrin një burrë të gjallë, i cili kishte qenë i bllokuar për ditë të tëra nën rrënoja.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb