Pesë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë zjarri në një qendër rinore në qytetin e Stade, në Gjermaninë veriore.
Policia njoftoi se dy persona janë arrestuar, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se është autori i sulmit. Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur moshën e viktimave apo motivin e mundshëm të ngjarjes.
Sipas policisë, nuk ka më rrezik për publikun, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të sulmit vijojnë.
Deri tani janë arrestuar dy persona.
Një numër i madh forcash policore, zjarrfikësish dhe ekipesh të ndihmës së shpejtë ndodhen në vendngjarje. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën për të mos penguar operacionet.
