Autoritetet policore në Greqi kanë arrestuar një shtetas turk 28-vjeçar, i dyshuar për vrasjen e një bashkëkombësi të tij 25-vjeçar në lagjen Eksarkia.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 13 qershor 2026, pranë kodrës së Strefi Hill, ku viktima u qëllua me armë zjarri.

Sipas hetimeve paraprake, i dyshuari dyshohet se ka pranuar një pagesë prej rreth 18,000 eurosh përmes një aplikacioni mesazhesh, në këmbim të kryerjes së atentatit.

Hetuesit bëjnë me dije se 28-vjeçari ndryshonte vendbanim çdo pesë ditë për t’iu shmangur kapjes nga autoritetet dhe për të vështirësuar gjurmimin e tij.

Ai akuzohet gjithashtu për shkelje të ligjeve për drogën dhe qëndrim të paligjshëm në Greqi. Hetimet po vijojnë për identifikimin e personave që dyshohet se porositën vrasjen.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb