Sot mbahet protesta e 30 antiqeveritare dhe një numër i lartë protestuesish janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas marshimin drejt Kryeministrisë.

Një qytetar deklaroi se ai po proteston pasi lumenjtë Urakë dhe Zall Gjoçaj janë devijuar padrejtësisht në kundërshtim me ligjin.
Po ashtu ai tha se proteston për të gjitha padrejtësitë që po i bëhen vedndit, sidomos në shëndetësi.

“Kërkesat e mia janë: Lumenjtë Urakë dhe Zall Gjoçaj janë devijuar pa të drejtë, kërkojmë drejtësi nga SPAK-u, kërkojmë nga Dumani të kthehet në SPAK sepse ai i jep drejtim.
Kemi shumë gjëra të padrejta nga ushqimi te spitalet, për t’i renditur të gjitha duhet të qash”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb