Nis marshimi i protestuesve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, nën thirrjet “Rama jepe dorëheqjen” , “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëri e re”.

Ditën e sotme në protestë do të marrin pjesë edhe një grup eurodeputetësh, të cilët po vizitojnë vendin tonë për të parë nga afër situatën. Prej 30 ditësh uragani i qyetarëve kërkon rrëzimin e qeverisë dhe klasës së vjetër politike.

Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 30-të radhazi, që shënon edhe një muaj nga nisja e protestave.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb