Aktivisti Edison Lika në fjalën e tij para Kryeministrisë deklaroi se kjo protestë ka goditur në zemër sistemin e vjetër politik.
“Protesta goditi në zemër sistemin e vjetër. I ka dhënë goditje establishmentit poltik mediave të kapura dhe oligarkëve që e kanë mbajtur në pushtet”, deklaroi ai.
Këtë të hënë po mbahet protesta e 30 antiqeveritare dhe kërkesa kryesore mbetet dorëheqja dhe hetimi i kryeministrit Edi Rama.
