Gazetari i News 24 Osman Stafa ka raportuar se aktualisht protesta po zhvillohet në dy ambiente ku një grup po qëndron në sheshin para Kryeministrisë, ndërsa të rinjtë kanë mësyrë në UP për të rivënë banderolën me shkrimin “Ju erdhi fundi” pas incidentit me rojet private.
“Një pjesë e të rinjve janë në ambientet e Universitetit Politeknik për të marrë banderolën dhe një pjesë tjetër po qëndron para Kryeministrisë”, raportoi ai.
Fjalimet në podium vijojnë paralelisht.
Studentët kanë arritur ta marrin banderolën dhe po shkojnë drejt ballkonit për ta shpalosur.
