Eksperti i IT-së dhe aktivisti Gent Progni ka bërë një denoncim të fortë nga foltorja e protestës përpara Kryeministrisë. Ai vuri në dukje faktin historik se për herë të parë zyrtarë të lartë të Parlamentit Europian zgjodhën të zbresin në shesh mes qytetarëve dhe jo në zyrat e pushtetit, ndërsa vijoi me një denoncim konkret ndaj mashtrimeve të qeverisë.

“Dua të them se është hera e parë në Shqipëri që eurodeputetët vijnë të takojnë popullin dhe jo qeverinë. Për këtë na duhet mikrofoni, që ata të flasin këtu”, nisi fjalën e tij Progni.

Më tej, ai nxori në dritë skemën e fshehtë se si kompania e sigurisë private, që dhunoi qytetarin në mbrojtje të projektit në Zvërnec, po vijon aktivitetin e saj e paprekur, pavarësisht premtimeve publike të ministrisë për heqje licence.

“Denoncimi që bëj gjithë zemër sot: kompania që e dini shumë mirë që në Zvërnec mori protestuesin zvarrë, ‘Major Security’ – nga ministria u tha se kompanisë iu hoq licenca etj., nuk është e vërtetë. Kompania ka bërë një binjakëzim me një kompani që quhet ‘Shqiponja Security’, që e ka kryetari i Dhomës së Tregtisë së Durrësit dhe vijon punën normalisht! Këta vetëm gënjejnë! Rama jepe dorëheqjen!”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb