U kap me armë te dera e shtëpisë së Ilir Selmanit, arrestohet Emiljano Nina, kushëriri i Ervis Martinajt.

Emiljano Nina është një personazh i njohur për policinë e Shtetit pasi është përfshirë në disa ngjarje.

Më e bujshmja është aksidenti “spektakolar” te Liqeni i cili ndodhi në gusht të vitit 2023. Mjeti ishte duke lëvizur me shpejtësi të lartë nga rruga e ‘Kosovarëve’ dhe përfundoi në digën e liqenit.

Kujtojmë se Ilir Sulmani, akuzohet si një nga autorët e vrasjes së ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019 në Tiranë. Më 19 qershor, Apeli i GJKKO zëvendësoi masën e sigurisë, duke e lënë në ‘arrest shtëpie’.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb