Presidenti i Republikës Bajram Begaj, dekretoi sot shpalljen e ligjit nr. 57/2026, “Për dhënie amnistie”.
Gjithashtu, Presidenti i Republikës Begaj, dekretoi sot shpalljen e ligjit nr. 59/2026, “Për sektorin e energjisë elektrike”, si dhe ligjin nr. 60/2026, “Për informacionin elektronik të transportit të mallrave”.
466 persona do të lirohen menjëherë nga burgu, nga të cilët 11 janë gra dhe 1 i mitur. Ndërkohë, 869 të tjerët do të përfitojnë ulje dënimi, mes tyre 8 gra dhe 1 i mitur.
