Deputeti Redi Muçi u shpreh se populli e ka mposhtur frikën dhe kërkojnë të drejtat e tyre.
Gjatë fjalës së tij ai theksoi se kryeministri Rama duhet të japë dorëheqjen.
“Protestuesit janë përpara dyerve. Meqë taulanti foli për ditën e parlamentarizmit ju kujtoj që të dyja palët ratë dakord para dy javësh të mbyllnit shpejt e shpejt seancë. Taulanti iu qep protestuesve duke i akuzuar për krime, por ju qau hallin këtyre të tjerëve. Populli shqiptar ka 31 ditë që përplas krahët për të shyqyr zinxhirët që ju i mbani lidhur. Shqiptarët njëzëri thonë, poshtë patronazhistët që janë fshehur skutave si minj dhe bashkë me ta keni frikë edhe ju që fshiheni pas Taulantit. Radhën e ka ky i juaji që është strukur te bunkeri Surrelit, njësoj si Hitleri…Sulltanët, Prijësit si ky i juaji rrëzohet nga pushteti dhe kur rrëzohen marrin me vete edhe ata që janë kacavjerrë… Ndaj duhet të jepni dorëheqje sa nuk është vonë”, tha ai.
