Policia ka ndërhyrë gjatë protestës duke shoqëruar disa protestues, pasi këta të fundit hodhën vezë në drejtim të automjeteve të deputetëve dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Mes personave të shoqëruar nga efektivët është edhe Dritan Goxhaj, siç shihet në pamjet e siguruara nga vendngjarja. Incidenti ndodhi gjatë largimit të ministrave dhe deputetëve nga Kuvendi, ndërsa protestuesit shprehën pakënaqësinë e tyre duke goditur me vezë automjetet zyrtare.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar mbi numrin e të shoqëruarve apo akuzat që mund të ngrihen ndaj tyre.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: