Aktivisti Shkëlzen Bushi, njëri prej të arrestuarve nga policia pas protestës te Parlamenti, pas lirimit ka dhënë një prononcim dhe ka deklaruar se ai po ndante policinë nga protestuesit, por u tërhoq zvarrë. Ai tha se brenda policisë ka edhe efektivë kriminelë. Bushi deklaroi se u kërkoi efektivëve të shkonte vetë në polici, por u shoqërua forcërisht.
“Kam qenë duke ndarë protestuesit nga policia, por këta na tërhoqën zvarrë. 90% janë njerëz që logjikojnë 10%…Thashë vij vetë, nuk ka nevojë të më shtrëngoni prangat. Bërtitën shtrëngoni prangat sikur ishim kriminelë. 10% e policisë dhe 140 deputetët janë kriminelë”, tha ai.
