Njëra prej aktivisteve në fjalën para Kryeministrisë tha se nëse policia do të bënte detyrën ndoshta aksidenti s’do të kishte ndodhur.

Ajo tha se kur ata tërhiqeshin zvarrë, deputetët e opozitës nuk folën e prandaj nuk i duan as ata.

Aktivistja deklaroi se tashmë policia u bahskua me krimin.

“Nëse policia s’do të ishte duke marrë zvarrë banorët e Rrjollit dhe qytetarët para Parlamentit s’do të kishte ndodhur.

Një minut heshtje.

Kërkesat tona janë dorëheqja e kësaj klase politike.

Kam një thirrje për deputetët e opozitës:  Ku ishin sot kur protestuesit u tërhoqën zvarrë, pse nuk e ngritën zërin, por ikën nga ajo sallë?

Prandaj nëe nuk i duam, sepse kanë marrë peng vendin tonë.

Nëse para një muaji rojet private morën zvarrë qytetarin dhe policia nuk reagoi ne na erdhi keq kur iu hodh spray në sy, por sot u bënë palë.

Ndaj ne nuk do t’i durojmë më”, tha ajo.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb