Mjeku Ilir Allkja në podiumin para Kryeministrisë renditi premtimet e pambajtura të qeverisë Rama dhe kërkoi dorëheqjen e tij.
“Përshëndes patronazhistët dhe spiunët që nuk na janë ndarë asnjë ditë. Jemi në shesh edhe për dinjitetin tuaj pasi në Shqipërinë e lirë do të jetoni me dinjitet dhe jo duke spiunuar njerëzit e punës.
Sot Rama e shthuri gjuhën dhe u bë mahskulli më i padenjë në karrigen e kryeministrit.
Unë jam sovrani dhe kam të drejtë t’i kërkoj llogari Edi Ramës.
Premtove shëndetësi falas dhe sot shqiptarët paguajanë 60% nga xhepi.
Ne jemi popull, popull s’është ai që serviloset.
Premtove ujë 24 orë dhe shumica e qyteteve s’ka ujë. Çfarë bërë
4 mandate?
Blejmë ushqimet më shtrenjtë se të gjithë.
Premtove rilindje në arsim, por shihni testin “Pisa”. Premtove mbrojtje të territorit dhe sot e ke dhënë nga veriu në jug”, tha ai.
