Përfaqësuesja gjermane ka dhuruar një paraqitje tejet zhgënjyese në Botërorin 2026 dhe i ka dhënë lamtumirën turneut shumë më shpejt se sa pritej pas humbjes përballë Paraguait me penallti.
Një dështim që ka pasoja të rënda sportive, por edhe ekonomike. Kompanitë e prodhimit dhe tregtimit të veshmbathjeve të ekipit gjerman po e ndjejnë më shumë këtë krizë dhe firma “11teamsports” ka reduktuar në mënyrë drastike të gjitha çmimet, fanellat e Gjermanisë për shembull mund të blihen me ulje deri në 50%.
Një fanellë e bardhë me mëngë të gjata që shitej 159,95 euro, tashmë është në shitje për 79,97 euro. Ndërsa ka ulje të mëdha edhe për veshmbathje të tjera dhe aksesorë të Gjermanisë. Këto ulje duket qartësisht që kanë të bëjnë me dështimin e këtij edicioni, pasi fanellat e edicioneve të kaluara, vazhdojë të jenë me çmimin e vjetër të pandryshuar.
Rezulton se vetëm “Adidas” që i prodhon dhe vetë Federata po shet fanellat me çmimin origjinal, ndërsa të gjithë të tjerët po i shesin me çmime më të ulëta.
