Një i moshuar në protestë deklaroi se duhet të bashkohen të gjthë nga veriu në jug për të rrëzuar Edi Ramën.
Ai tha se vendit i duhet një Kushtetutë e re dhe se ai është i gatshëm të futet nesër në Parlament.

“Nuk do të na mposhtë një njeri dhe diktator si Edi Rama. Është tradhtar i të gjithë kombit, prandaj duhet të merrni masa dhe të bashkoheni sa më shumë.
Ulni qepenat, mbyllni lokalet dhe bashkohuni. Nisni nga Kukësi, Tropoja , Dibra, Saranda, Gjirokastra edhe zbathur, të mblidhemi të gjithë e ta heqim.
Unë do të jem një nga ato që do të futem në Parlament dhe ta hedhim poshtë atë Kushtetutë e të bëjmë një ë të mirë. U dha pensionistëve 5000 lekë, çfarë është ajo, as një kafe”, tha i moshuari.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb