Një protestues në një intervistë për News24, është shprehur se qëndresa do të vazhdojë, ndërsa theksoi se protesta nisi shumë paqësisht, por protestuesit u provokuan.
“Protesta është legjitime. Ky Parlament është i krimit dhe kjo është thënë nga protestuesit që ditën e parë. Rama në burg, Berisha në burg. Nisi shumë paqësisht, por më pas nisën provokime. Kjo qeveri e korruptuar duhet rrëzuar, sepse po varfëron çdo ditë qytetarët”, tha ai.
