Deputeti Redi Muçi ka mbajtur fjalën e tij në nisjen e seancës plenare në Kuvend. Muçi gjatë fjalës së tij theksoi se kryeministri duhet të japë dorëheqjen.

“Shpresoni e duke i marrë një më një me biografi do të trembni protestuesit. Por ata protestojnë dhe po vijojnë për 33 ditë. Ata kanë kuptuar se nuk keni më legjitimet për t’u qeverisur. Në 10 vitet e fundit, në Britaninë e Madhe janë ndërruar gjashtë kryeministra, sepse deputetët e partisë së tyre e kuptuan se këta kryeministra nuk i kanë përmbushur pritshmëritë. Këtë duhet ta bëni dhe ju po të kishit ndërgjegje. Shpallni zgjedhjet e parakohshme, nëse mendoni se fitoni 100 mandate. Nëse keni dinjitet jepni dorëheqje”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: