Protesta e sotme e cila nisi që në orët e para të mëngjesit, u shoqërua me tensione e përplasje. Të shumtë kanë qenë qytetarët që u bashkuan para Kuvendit. Pas një provokimi që iu bë nga një deputet, protesta përshkallëzoi në përplasje, mes protestuesve dhe policisë.

Protesuesit hodhën miell e vezë në drejtim të efektivëve, ku këta të fundit u kundërpërgjigjen me sprej lotsjellës.

Disa prej protestuesve, u shoqëruan nga policia. Protestuesit u ndanë , ndërsa një pjesë qëndron para Kuvendit, ndërsa pjesa tjetër mbërriti në komisariatin numër 4, ku kërkojnë lirimin e personave të ndaluar.

Para komisariatit numër 4, efektivë të shumtë policie u vendosën gardh, duke bllokuar hyrjen kryesore. Ndërsa protestuesit vijojnë më thirrjet; “Arrestoni Ramën”, Rama jepe dorëheqjen”. “Edi Rama f*ck you”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: