Deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri në një prononcim për mediat, bëri thirrje që policia të mos provokojë protestuesit.
Gjithashtu theksoi se personat e ndaluar duhet të lirohen menjëherë.
“Policia duhet t’i lirojë menjëherë. Ata nuk kanë bërë asnjë gjë. Policia sërish janë humbur toruan. Sulmi i policisë me piper djegës është jashtë çdo norme. Protestuesit kanë hedhur vetëm vezë. Nuk kanë përdorur dhunë që të shkojë policia t’i marrë zvarrë. Njerëzit e Ulsi Manjës, që i ka badigardë të marrin zvarrë qytetarët këtu nuk kemi një shtet demokratik. Do t’çojmë më nalt o burr”, të gjithë e dinë kush është Ulsi Manja. Policia e Shtetit të ruajë toruan, protesta është paqësore dhe s’mund të tërheqë zvarrë protestyesit. Sulmi me piper dhe sprej lotsjellës ishte e rëndë”, tha ai.
