Pas shpërndarjes me gaz lotsjellës, policia shoqëron disa protestues të tjerë! Tensione të forta ka pasur përpara Kuvendit. Një qytetar ka bërë thirrje që shqiptarët të bashkohen. Ndërsa theksoi se prej gati një muaji kanë zhvilluar një protestë paqësore, por sot policët hodhën gaz pa mëshirë.

“Kanë hedhur gaz pa mëshirë. Këta sot vepruan kundër popullit. Nga sot popullin do ta kenë kundër. Kemi një muaj me ujë dhe me lule. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të jemi të bashkuar”, tha ai.

Ndërsa një tjetër protestues, bëri thirrje për bashkim të qytetarëve për të rrëzuar regjimin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: