Anglia triumfoi 2-1 ndaj Kongos në ndeshjen e vlefshme për Botërorin, falë golave të Kane. Trajneri i njohur, Shpëtim Duro dha mendimin e tij, i ftuar në studion e “Botërori Amerikan”.

“Nuk ka ndeshje të lehta. Edhe dje pati ndeshje të vështira, të paparashikueshme. Kur ke personalitete dhe individualitete, mund të bëjnë diferencën. Po të mos ishte Kane, nuk do zgjidhej. Diçka të tillë nuk e patën Holanda dhe Gjermania. Kane e bëri diferencën. Te Belgjika bravo Lukakut.

Gjermania nuk ka këto nivele në ekip. Holanda nuk ka personalitete në sulm.

Unë them se këto skuadrat e Afrikës kanë probleme karakteriale dhe shpërqëndrohen. E patë Bregun e Fildishtë me Norvegjinë”.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb