Avokati Gentian Serjani në një prononcim për mediat nga komisariati nr. 1 në kryeqytet ka deklaruar se katër nga të ndaluarit do të vijojnë të qendrojnë në qeli, që mund të jetë një periudhë deri 72 orëshe, deri në daljen para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë.
“Deri në orën 15:30 nuk kemi pasur asnjë lloj mase ndalimi tani u vendos që do të ketë një masë ndalimi pasi u verifikuan pamjet nga nuk e di se kush unë nuk I kam parë pamjet.
Deklarata e personave të ndaluar është se nuk kanë lidhje me dhunën madje një prej tyre pretendon se nuk ka asnjë lidhje me protestën, pra pretendon se e kanë ndaluar ndërsa ishte duke hyrë në kafe. Çdo qytetar që ka parë dhe përjetuar dhunë është mirë të bëjë një ankesë pranë Agjencisë së Mbikqyrjes Policore”, tha ai.
