Zvicra do përballet me Algjerinë, në kuadër të Botërorit. Në prag të këtij takimi, Federata e Futbollit të Zvicrës ka nderuar Granit Xhakën.
Xhaka ka bërë 150 paraqitje me fanellën “Helvetike” dhe si rrjedhoj, u shpërblye nga pjesëtarët e federatës dhe trajneri Murat Yakin. Mesfushori me origjinë shqiptare ka bërë paraqitje të mira në këtë kampionat botëror, teksa ka shënuar gol edhe ndaj Bosnjës.
