Tension dhunë dhe arrestime ndodhën sot në protestën e mbajtur para Kuevndit. Ndërkohë, për t’i shpëtuar vrullit dhe revoltës së qytetarëve, Ceno Klosi ka tentuar të “arratiset” në një qendër tregtare pranë Parlamentit, por nuk ka mundur t’u shpëtojë aktivistëve, të cilët e kanë pikasur.
Njëra prej tyre i ka kujtuar Klosit se nuk është asgjë më shumë se sa një ushtar i ish zëvendës kryeministres Belinda Balluku dhe se për gjithçka për të cilën kanë bashkëpunuar, të dy duhet të jenë në qeli.
“O Ceno Klosi! O ushtar i Belinda Ballukut! Duhet të të vijë turp që ikën si miush. Jeni të frikësuar ushtar i ballukut që ke bërë vota. Bashkë me Belindën duhet të shkosh në burg! I shitur!”, dëgjohet të thotë ajo.
