Në New York është ndezur një debat i gjerë publik pas një këshille të autoriteteve për përdorimin e kondicionerëve gjatë valës së fortë të të nxehtit që ka përfshirë pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara.

Kryebashkiaku Zohran Mamdani u ka sugjeruar banorëve që të vendosin kondicionerët në rreth 25.5°C për të kursyer energji dhe për të shmangur mbingarkesën e rrjetit elektrik. Megjithatë, kjo këshillë është pritur me kritika të forta nga qytetarët dhe komentuesit, të cilët e konsiderojnë të pamjaftueshme përballë temperaturave ekstreme.

Në qytet, termometri pritet të arrijë deri në 43°C, ndërsa në zonat periferike temperaturat mund të shkojnë deri në 46°C. Meteorologët paralajmërojnë gjithashtu për mundësi stuhish gjatë ditës së premte, duke rritur rrezikun dhe paqëndrueshmërinë atmosferike.

Kryebashkiaku Zohran Mamdani ka paralajmëruar se vala e të nxehtit përbën një nga episodet më ekstreme të dekadës së fundit, duke ngritur shqetësime për qëndrueshmërinë e infrastrukturës së qytetit dhe menaxhimin e emergjencave klimatike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb