Në protestën e 79 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, një qytetar u shpreh se kjo revoltë nuk do të ndalet.
Gjithashtu theksoi se kryeministri Rama nuk ka punuar për popullit dhe se duhet të largohet nga qeverisja.
“Protesta nuk ka pushim. Rama nuk i plotëson kushtet që të jetë më kryeministër. Ai nuk ka punuar për popullin por vetëm për patronazhistët, oligarkët…Ndaj zëri i protestës dhe të gjithë shqiptarëve është që Rama të largohet sa më shpejt për të ndërtuar një Shqipëri të Re”, tha një qytetar që ka marrë pjesë më protestë.
