Aktivistja Arilda Lleshi në fjalën e saj para Kryeministrisë, deklaroi se dhuna e ditës së sotme para Kryeministrisë u iniciua nga policia pasi protestuesit u dhunuan teksa qëndronin ulur.
Ajo tha se dy nga aktivistët janë dhunuar vetëm sepse pyetën në cilat komisariate mbaheshin disa nga protestuesit e arrestuar më parë.
Në përfundim ajo njoftoi se protestuesit e arrestuar nuk duhet të lihen vetëm dhe bëri thirrje që të shkohet atje dhe se komisariatet duhet të ushtojnë.
“Dhuna ishte 100% e iniciuar nga policia, na hodhën ujë me piper, po rrinimim ulur dhe na morën zvarrë, djemtë tanë janë marrë peng.
Do të qëndrojnë 72 orë dhe u bënë kurban. Komisariatet duhet të ushtojnë dhe t’ju themi atyre që nuk janë vetëm. Dy aktivistë janë dhunuar, avokati na tregoi se janë dhunuar bnë sy.
Polici nuk duhet të jet gnagster, kriminelët e vendit tonë janë shehsit dhe në vend që të arrestojë ata trajton protestuesit.
SPAK-u nuk kryen dot operacione sepse i dekonspiron policia.
Sot të mos i lëmë vetëm, por të qëndrojmë dhe ne për ata”, tha Lleshi.
