Një protestuese deklaroi se nuk ka asnjë vlerë të harxhohen miell dhe vezë ndaj kdeputetëve pasi ata meritojnë të gjuhen me mbeturina. Ajo teksa foli për dhunën ndaj një personi, i cili në protetsë del së bashku me të birin me aftësi të kufizuar tha se për fëmijën shteti nuk ka siguruar asnjë karrocë të denjë dhe për këtë duhet sa më shumë reagim
“Jam e diasporës së Italisë. Mos e quani z.Kryeministër, unë nuk e votova sepse nuk mund të jetë kryeministri im.
Mos harxhoni vezët dhe miellin, është gjynah të harxhosh ushqimin sepse ka plehra plot që mund tua hedhim.
Sot është 2 korriku i ambasadave, jam mësuese për nxënësit me aftësi ndryshe në Itali.
Fëmija i zotërisë nuk kishte një karrocë të denjë dhe sikur sot e pashë që dhunohej nuk kam fjalë, ky ishte reagimi që prisja prej jush, të mbushim sa më shumë sheshet.
Duhet të jemi dëshmitarë të ndryshimit.
Kulmi i së keqes është hiçi!
Më 4 korrik, shumë nga bashkëatdhetarët do të jenë këtu, qoftë edhe për një orë dilni këtu”, tha ajo.
