Një nga protestuesit mori pjesë në tubimin para Kryeministrisë së bashku me fëmijët e tij dhe iu përgjigj kryeministrit Edi Rama, pas një deklarate ku u shpreh se në shesh ka njerëz që paguhen më shumë se ministrat.

Protestuesi tha se ai është një nga personat që paguhet me pagë të lartë, por proteston për të ardhmen e vendit prandaj kërkon së bashku me fëmijët e tij dorëheqjen e Ramës.

“Rama tha dje në një video se njerëz që paguhen edhe më shumë se ministrat janë në shesh, unë jma një nga ata. Unë nuk protestoj për të mira personale, por për të mirën e Shqipërisë.

Pasi tentoi të më intimidonte, më bëri agjent rus tha se ishte gati të më dëgjontë, le ta dëgjojë nga fëmijët e mi: Rama jepë dorëheqjen”!

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb