Pas marshimit në disa rrugë të Tiranës, protestuesit janë “stacionuar” para Komisariatit nr. 3, aty ku mbahen disa nga personat e arrestuar nga policia pas tensioneve në protestën e mbajtur mëngjesin e sotëm para Kuvendit.

Ajo që ra në sy ishte se, ndërkohë që protestuesit janë vendosur para komisariatit, në një nga dritaret e godinës, efektivët po ndjekin protestën nga televizori, saktësisht nga kanali News24.

News24 është i vetmi që e ka transmetuar protestën që nga dita e parë me rigorozitet, duke përcjellë zërin e qytetarëve pranë atyre që jetojnë jashtë vendit ose që e kishin të pamundur të ishin në sheshin para Kryeministrisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by News24 Albania (@news24al)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb