Portugalia mundi 2-1 Kroacinë, duke prerë një biletë për në fazën tjetër të Botërorit. Në Botërori Amerikan, trajneri Shpëtim Duro analizoi sfidën.
Profe, nuk kishe shumë besim te Portugalia, e prisje një ndeshje të vështirë, dhe ashtu rezultoi, ishte me fat Ronaldo me shokë?
“Ishte ndeshje e bukur. Kroacia luajti më mirë në pjesën e dytë. Unë e kisha parashikuar ndeshje me ritëm. Një ndeshje super. Më vjen keq për Modric. Shpresoj që të vazhdojë edhe një vit tek Milan. Te Kombëtarja nuk ka për të luajtur më. Kroacia ikën me kokën lart, për mënyrën si luan. Shumë pak kanë mbetur nga ato të vjetrit.
