Një pensionist teksa ka mbajtur fjalën e tij para Kryeministrisë, tha se qeveria po humbet vitet e punës të qytetarëve duke falsifikuar ligjin 7703.
Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po vjedh pensionet përmes ligjit.
“70% e popullit kanë këtë fat që iu mohoheypuna nga ky shtet kriminal. Iu mohojnë punën shqiptarëve, kanë falsifikuar ligjin 7703, përmes sistemit kompjuterik, dokumentet janë rrudhur.
Janë kundër popullit, po vidhen pensionet, nga Astrit Hado dhe kryeministri Edi Rama.
Na kanë vjedhur pensionet të dalin para ligjit.
Policia e Shtetit të mos luftojë fjalën e lirë, por krimin e organizuar” tha ai.
