Aktivisti shqiptar, i cili jeton në Londër Dritan Toçi në një lidhje direkte për News24 ka deklaruar se janë mbi 300 shqiptarë që janë nisur nga Londra drejt Tiranës. Ai tha se marshimi simbolik do të nisë nga Shkodra drejt kryeqyetit. Sa i përket mënyrës së organizimit ai tha se do të japë detaje më vonë. Ndër të tjera Toçi kërkoi largimin e qeverisë sa më parë.

“Jemi mbi 300 shqiptarë nga Londra. Nga Shkodra do të vijmë drejt Tiranës. Punoj prej 13 vitesh në Britaninë e Madhe, kemi protestuar çdo fundjavë para Ambasadës në Londër. Kjo është një protestë për një të ardhme më të mirë, kjo qeveri ka dështuar. Është një protestë sepse diaspora dhe shqiptarët kanë një pakënaqësi të jashtëzakonshme, jemi këtu për t’ju rikthyer Shqipërinë shqiptarëve. Më vjen keq për konfliktin, gjithçka mund të ndodhë, por kjo është përgjegjësi e qeverisë. Qeveria duhet të reagojë.

Do të jemi aktiv gjithmonë, nesër do të kemi protestë më Londër, grupi tjetër është atje. Kjo është një protestë madhështore, ndryshe nga PD dhe PS ku janë gjakosur njerëz, s’kemi thyer asnjë xham. Duhet të jemi të bashkuar, ka mbaruar koha e partive, është koha e shqiptarëve”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb