Ditën e sotme pritet që një numër i madh të shqiptarëve nga diaspora të mbërrijnë në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e 35 kombëtare. Sipas asaj që ka deklaruar për mediat njëri nga koordinatorët e protestës së diasporës një grup po vjen nga Igumenica ndërsa një pjesë përmes Muriqanit.
Vargu kilometrik vijon deri tek Ura e Bunës.
“Disa shqiptarë nga Zvicra, Italia dhe Greqia kanë udhëtuar drejt Igumenicës dhe po vijnë nga Jugu.
Belgjika, Franca, Austria, Britania, Gjermania po vijnë nga veriu.
Kemi udhëtuar dy ditë të plota.
Ky kushtrim për të bashkuar zërin është i jashtëzakonshëm. Lançimi që kemi bërë nga Britania ka qenë që kjo duhet të jetë poltike.
Kemi vendosur kusht që protesta të jetë politike.
I bëjmë thirrje Ramës, mbretit pa kurorë se e kë bërë baltë, jemi këtu me një kusht të vetëm, dorëhiqu sa s’është vonë dhe hapi rrugë qeverisë tranzitore apolitike”, deklaroi ai.
