Egjipti u kualifikua për në fazën tjetër të Botërorit, pasi eleminoi me penallti skuadrën e Australisë. Trajneri i njohur, Shpëtim Duro tha në Botërori Amerikan, se Salah nuk është më ai i dikurshmi.

“Salah nuk është më ai që kemi parë. Penalltia është gjë tjetër, por si formë vazhdon me shumë luhatje. Nuk është më të mirën e tij. Po të ishte në formë, do ndihmonte shumë skuadrën.  Gjëja e bukur është që do luajë ndaj Messit”.

Duro komentoi edhe sfidën.

“Gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Egjipti ka shumë lojtarë të mirë, cilësorë. E pashë ndeshjen me Australinë, Egjipti ka probleme. Ishte ndeshje e luftuar dhe e barabartë. E vuajti shumë lojën e Australisë, pasi e fokusoi lojën te goditjet standarde”.


 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb