Mijëra qytetarë kanë mbushur sërish bulevardin në ditën e 35-të të protestës kombëtare kundër qeverisë së Edi Ramës, duke e kthyer qendrën e Tiranës në një det flamujsh kuqezi dhe simbolesh të rezistencës qytetare.
Mes turmës së protestuesve ka spikatur një tjetër akt simbolik. Protestuesit kanë shpalosur flamurin gjigandi kuq e zi mbi Piramidw.
Pamjet janë shoqëruar me brohoritjet “Revolucion”, “Dorëheqje”, “Lironi çunat”, “Shqipëri e re”.
Përveç flamujve kuqezi, në shesh kanë valëvitur edhe flamuj amerikanë, në shenjë urimi për 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, ndërsa flamingot, të shndërruara tashmë në simbol të kësaj lëvizjeje, kanë qenë sërish të pranishme përgjatë gjithë protestës.
